KryesoreLajme

Mihali: Bllokada e opozitës për presidentin synon çuarjen e vendit në zgjedhje

Dejona Mihali, ka reaguar për situatën politike në vend dhe procesin e zgjedhjes së presidentit, duke akuzuar partitë opozitare se po synojnë bllokimin e institucioneve për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në një status publik, Mihali thekson se Vetëvendosje nuk bën “lojëra politike” dhe se në çdo moment ka marrë përgjegjësitë e saj politike, qoftë në protesta, në opozitë apo në qeverisje. Sipas saj, problemi aktual nuk lidhet me emrin e kandidatit për president, por me qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në proces.

Lexo më shumë  Nagavci: Ia kemi ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit, i ka refuzuar

Ajo pretendon se PDK ka kërkuar një marrëveshje politike pa emër konkret për presidentin, por me kushtin që kandidati të vijë nga radhët e saj dhe të votohet nga deputetët e Vetëvendosjes, gjë që sipas saj nënkupton synimin për zgjedhje të reja. Ndërkohë, Mihali thotë se edhe LDK nuk ka qëndrim të unifikuar brenda grupit parlamentar dhe nuk mund të garantojë votat e deputetëve të saj.

Sipas saj, edhe AAK nuk ka mbështetje për kandidatin e propozuar nga kjo parti dhe nuk është e gatshme të qëndrojë në seancë për kandidatë të tjerë. Mihali shton se disa segmente të opozitës, me në krye PDK-në, po llogarisin se përsëritja e zgjedhjeve mund të ulë mbështetjen për Vetëvendosjen.

Lexo më shumë  Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Në fund, ajo thekson se sipas saj tema nuk është kandidatura për president, por përpjekja për të dobësuar shumicën politike të Vetëvendosjes dhe për t’u rikthyer tek, siç e quan ajo, “avazi i vjetër” i qeverisjes. Mihali bën thirrje që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe rezultati i zgjedhjeve që i dha shumicën Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player