Lajme

Miftaraj: Radojiçiqi duket se paska jetuar si Pablo Escobari, populli serb të informohet

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, thotë se institucionet e Kosovës duhet ta informojnë popullin serb për stilin e jetesës së Milan Radojiçiqit.

Miftaraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të informojnë popullin serb në Kosovë lidhur me stilin e jetës së Milan Radojiçiqit.

Postimi i plotë:

Institucionet e Kosovës duhet të informojnë popullin serb në Kosovë lidhur me stilin e jetës së Milan Radojiçiqit.

Lexo më shumë  Kurti në Kaçanik: Për më pak se katër vite i kemi mbi 80 mijë të punësuar, është rritur buxheti në Komunat e Kosovës për 44%

Radojiçiqi si “përfaqësues politik” i Listës Serbe si duket ka pas një jetë të një narko-dilleri me pasuri miliardëshe.

I njëjti si duket paska jetuar në vila multimilionëshe njëjtë si Pablo Eskobar dhe El Chapo, me koleksion të makinave që kalojnë vlerën miliona euro, si dhe me ushtri private-paramilitare dhe më armatim që e ka zili edhe një ushtri moderne.

Lexo më shumë  Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Si ka mundësi që një “politikan” si Radojiçiqi në të njëjtën kohë të “mbrojë” interesat e popullit serb në Kosovë dhe të ketë një jetë si nëpër filmat me narko dilerë?

Lista Serbe duhet të informojë publikun se nga e ka prejardhjen gjithë kjo pasuri e nën kryetarit të tyre dhe cila është lidhja e tyre me gjithë këtë perandori të jashtëligjshme.

Rruga Press

YouTube player