Bota

Microsoft kalon Apple! Bëhet kompania më e vlefshme në botë

SHBA– Microsoft ka mundur të kalojë Apple në vlerën e tregut, duke e bërë atë kompaninë më të vlefshme në botë të tregtuar publikisht.

Microsoft kishte një kapital tregu prej afro 2.49 trilion dollarë në mbyllje të tregut, ndërsa ai i Apple ishte rreth 2.46 trilion dollarë. Aksionet e Microsoft u rritën më shumë se 48% nga nisja e vitit deri më sot, ndërsa ajo e Apple është rritur vetëm me 13%.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Apple raportoi se të ardhurat humbën pritjet e ëall Street në tremujorin e katërt fiskal të kompanisë, si rezultat i kufizimeve të zinxhirit të furnizimit. CEO Tim Cook i tha CNBC se mungesa e të ardhurave vlerësohet në 6 miliardë dollarë, por ai pret probleme më të këqija të zinxhirit të furnizimit në tremujorin e dhjetorit.

Shitjet e iPhone-ve në kompani u rritën me 47% nga viti në vit, por gjithashtu ranë poshtë pritjeve të analistëve. Tremujori i katërt i kompanisë përfshiu vetëm disa ditë shitje të iPhone 13.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *