Mick Schumacher do të jetë pilot i Ferrarit
Mick Schumacher do të jetë një nga pilotët e Ferrarit sezonin e ardhshëm.
Drejtori i skuadrës italiane, Mattia Binotto, tha për gazetarët gjermanë se djali i legjendës Michael Schumacher, do të jetë një nga pilotët rezervë, ndërkohë që do të vijojë të pilotojë për Haas, siç bëri sezonin që sapo u mbyll.
Mick Schumacher do të jetë i gatshëm të zëvendësojë Charles Leclerc apo Carlos Sainz nëse njëri prej tyre do të mungojë në ndonjë nga 11 garat e vitit të ardhshëm.
Piloti tjetër rezervë i Ferrarit për 12 garat e tjera, do të jetë italiani Antonio Giovinazzi, i cili pasi la Alfa Romeon, do të pilotojë në Formula E.
Rruga Press