Bota

Michigan është qyteti i parë që do ofrojë falas lines, tamponë, letër higjienike si dhe sapun në tualetet publike

Ann Arbor, Michigan është bërë qyteti i parë që do të ofrojë falas lines, tamponë, letër higjienike si edhe sapun në tualetet publike. Ligji do të hyjë në fuqi me 1 janar 2022 dhe personat që shkelin ligjin do të gjobiten me 100 dollarë, shkruan CNN.

Kryebashkiaku i Ann Arbor, Christopher Taylor, tha se: “Qasja në këto artikuj është një çështje e dinjitetit personal, një domosdoshmëri njerëzore dhe një e drejtë e kujdesit shëndetësor. Ky vendim erdhi pas një bisedë që Taylor pati me një nxënëse të shkollës së mesme, gjatë së cilës ajo shprehu shqetësimin që njerëzit e pastrehë nuk kishin akses në produktet menstruale.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Sipas një studimi në 2019 në Missouri, gati dy të tretat e grave me të ardhura të ulëta nuk mund të blinin dot të tilla produkte të paktën një herë brenda vitit të kaluar.  Ky vendim do të sigurojë që të tilla produkte të jenë të disponueshme në të gjitha tualetet publike dhe do të sigurojë zbutjen e pabarazive të shkaktuara, tha Nancy Kramer, themeluese e Free The Tampon.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *