KryesoreLajme

Mexhiti për Taravarin: Ti nuk solle ndryshimin, ti e pengove atë

As largimit të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH) nga Qeveria, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e koalicionit opozitar VLEN, Izet Mexhiti.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, Mexhiti ka kritikuar ashpër vendimin e Taravarit, duke e akuzuar se nuk ka sjellë ndryshimin e premtuar, por përkundrazi, e ka penguar atë. Ai shpreh zhgënjimin e tij dhe thotë se Taravari nuk përfaqëson më frymën e anëtarësisë së ASH-së.

Lexo më shumë  Opozita nuk ishte e pranishme - Kryekuvendarja Haxhiu i kërkon Kushtetueses ta pezullojë afatin për zgjedhjen e presidentit

Mexhiti thekson mes të tjerash:

Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.

Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.

Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.

Mexhiti shprehet se zhgënjimi për Taravarin është i madh në radhët e votuesve shqiptarë, duke e përshkruar atë si një figurë që ka humbur besimin e qytetarëve.

Lexo më shumë  Mihali: Bllokada e opozitës për presidentin synon çuarjen e vendit në zgjedhje

Në fund të reagimit, ai thekson se koalicioni opozitar VLEN do të vazhdojë rrugën për ndryshim dhe i fton të gjithë aktivistët dhe simpatizantët që ndihen të zhgënjyer nga ky zhvillim, t’i bashkohen kësaj force politike.

Rruga Press

YouTube player