Lajme

Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re

Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN në një intervistë në A2CNN tha se Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, por se janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Mexhiti mes tjerash shtoi se nga 18 deputetë të Frontit 3-4 deputetë janë me një këmbë pjesë e shumicës së re, por pa përmendur emra.

Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Në momentin kur ato nuk janë pjesë e Qeverisë ka dështuar misioni dhe fillon shpërndarja e Frontit Europian. Pra unë mund ta them sonte që veç më nga ato 18 deputet 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re. Nuk do i përmendi sonte emrat, mirëpo aty ka dy parti turke, edhe komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial të mbetet 4 vite në opozitë, ato veten e shohin në qeverinë e ardhshme.

Ka edhe disa deputet të tjerë që janë me Ahmetin që nuk i lidh asgjë.

Në të kaluarën, (ata që janë pjesë e Frontit Evropian) kanë luftuar kanë bërë atentat njëri tjetrit kanë shkaktuar viktima te shqiptarët, kanë shkaktuar pasoja të rënda dhe vetëm janë bashku që të shpëtojnë dhe të jenë pjesë e qeverisë, pra misioni ka dështuar”, tha Izet Mexhiti në A2CNN me Alba Alishanin.

YouTube player