BallinaLajme

Meta: Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë!

“Vendi ka nevojë për një ndryshim të madh dhe të fortë”. Ky është mesazhi që dha presidenti Ilir Meta në veprimtarinë ndërkombëtare “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

“Ka një deformim të madh mes mënyrës si ne zhvillojmë politikat e arsimit me kërkesat e punësimit. Këto nuk janë adresuar për një kohë të gjatë prandaj jemi në një situatë të tillë ku e vetmja zgjidhje është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre, por për shkak të pamundësive”, u shpreh Meta.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kreu i shtetit u bëri një apel të rinjveNxis fuqimisht të gjithë të rinjtë të marrin pjesë në politikë dhe të mos presin nga askush përfshi dhe Ilir Metën, që do të ndryshojë të ardhmen e tyre.  Dhe të mbështesin njëri tjetrin sepse kanë sfida të përbashkëta dhe duhet të përcaktojnë disa qëllime të përbashkëta për të ardhmen e vendit dhe të ardhmen e tyre.Të rinjtë nuk duhet më të presin, por të bashkohen. Nxis partitë të kenë sa më shumë të rinj të edukuar dhe të përgjjegjshëm dhe vizion në listat e tyer edhe për deputetë dhe këshilltarë edhe në cdo vendimmarrje. E para mendoj që vetë të rinjtë nuk duhet më të presin. Duhet të lëvizin, të bashkohen. Duhet ta kenë të qartë që ky është vendi i tyre. Ku do mund të shkojnë jashtë por atdhe nuk do gjejnë asgjëkundi“.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Meta u tha të rinjve se duhet të marrin në dorë politikën.

Nuk mund të presin të rinjtë nga politika pë të hapur një dritare për ta, sepse po të ishte politika do ta kishte hapur me kohë dhe nuk do të ishim në këtë situatë e bilanc demokratik, ekonomik e social. Rinia duhet të marrë në dorë politikën.”

YouTube player