Lajme

Meta deklaratë për mediat: Rama arkitekt i vjedhjes së inceneratorëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai tha se Rama është arkitekt i vjedhjes së aferës së inceneratorëve duke shtuar se numri një i qeverisë ka kapur për fyti parlamentin.

Mes të tjerash ai nënvizoi se synimi i Ramës është të asgjësojë opozitën.

Lexo më shumë  LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani

“Inceneratori merr miliona euro nga Rama dhe Erion Veliaj. Drejtësia nuk vepron. Rama është arkitekt i vjedhjes shtetërore, ka vendosur të gjithë ministrat në funksion të skenave zhvatëse. Inceneratori i Tiranës është dëshmia se pse Shqipëria thellohet në gropën e zezë të korrupsionit. Shqipëria vazhdon rrëshqitjen drejt paligjshmërisë. Jemi vendi me probleme më serioze për korrupsionin. Parlamenti është kapur për fyti nga kryeministri. Është kthyer në zyrë të qeverisë vetëm për të vjedhur. Kur opozita propozon nisma për qytetarët, ata shqyrtohen me shumë vonesë.  Dje në mënyrë flagrance nuk u pranua propozimi i PL për uljen e çmimit të karburanteve. Jemi në kushtet e një konfrontimi të hapur mes opozitës dhe regjimit shtypës të Ramës”-tha Meta.

Lexo më shumë  Investim 12 milionësh në TC “Kosova B”: Nënshkruhet kontrata për pastrimin e lumit Sitnica

Rruga Press

YouTube player