Mësuesit në Maqedoninë e Veriut në javën e dytë të grevës, kërkojnë rritje pagash
Punonjësit e arsimit në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në javën e dytë të grevës, pasi dje dështoi marrëveshja me qeverinë për rritje pagash.
Ata insistojnë për rritje pagash prej 18 përqind, ndërsa qeveria u ofroi vetëm 10 përqind.
Qeveria tha se vendimin për të vazhduar grevën është i papërgjegjshëm.
Ministrat e Arsimit dhe Punëve Sociale u kanë bërë apel mësuesve që t’i kthehen mësimit.
Rruga Press