Messi sot rrëfehet për gjithçka
Futbollisti argjentinas, Lionel Messi do të mbajë sot konferencë për media për të sqaruar situatën në të cilën gjendet
Para dy ditëve, befasisht Barcelona dhe Messi ndërprenë bisedimet për rinovimin e kontratës dhe klubi katalanas doli me komunikatë zyrtare duke njoftuar largimin e argjentinasit.
Nga ora 12:00 në “Camp Nou”, Messi do të flasë për të gjitha ndodhitë e ditëve të fundit.
Sipas disa mediave spanjolle, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është shumë i zemëruar dhe do të “shpërthejë” në konferencë.
Rruga Press