Messi rrëfen për pasojat post-Covid në mushkëri
Superylli i Paris Saint-Germain dhe Argjentinës, Lionel Messi ka treguar rreth vështirësive që është u përball pas infektimit me Covid-19.
34-vjeçari u infektua me virusin në fillim të janarit, ku fillimisht iu shfaqen simptomat si dhimbje e fytit, kollë dhe temperaturë. Më pas, futbollisti i njohur vazhdoi të ‘luftonte’ me problemet e frymëmarrjes.
“Më la me efekte të mëvonshme. Më la me probleme në mushkëri. Kalova një muaj e gjysmë pa mundur të vrapoja sepse mushkëritë e mia ishin prekur”, tregoi Messi. Sulmuesi argjentinas humbi tre ndeshje pas testit të tij pozitiv në janar.
Ai vazhdoi duke thënë se u rikthye në fushë më shpejt edhe pse gjendja e tij shëndetësore nuk ishte përmirësuar plotësisht.
“U ktheva përpara se të duhej dhe u përkeqësua. Por nuk munda të duroja më, doja të vrapoja, të stërvitesha, doja të nisja, por u përkeqësova”, tha ai.
Messi po përgatitet të luajë me kombëtaren e tij kundër Italisë në edicionin e parë të “Finalissima”, një kompeticion i ri i ideuar nga organet drejtuese të futbollit UEFA dduke vënë përballë fituesit e Euro 2020 me fituesit e Copa Ámerica.
Ndeshja zhvillohet më 1 qershor.
Rruga Press