Bota

Mësohet se çfarë i tha Biden homologut ukrainas Zelenskyy në bisedën telefonike

Shtëpia e Bardhë para pak çastesh ka lëshuar komunikatë ku ka dhënë detaje për bisedën që presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pasur me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Biseda erdhi menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret ku ka njohur dy rajonet ukrainase, Donetskun dhe Luhanskun.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Në komunikatë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Biden ritheksoi përkushtimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënoi vendimin e Putinit që “gjoja të njohë pavarësinë e dy territoreve në Ukrainën lindore”.

Biden e njoftoi Zelenskyyn për planet për veprim, sidomos për sanksionet.

“Presidenti Biden përsëriti se SHBA-ja do të përgjigjet me shpejtësi dhe vendosmëri, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët që të vazhdojë me ndalimin e agresionit rus në Ukrainë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Shtëpia e Bardhë gjithashtu njoftoi për telefonatën tjetër me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku u diskutua se si do të vazhdojnë koordinimin e hapave të mëtutjeshëm. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *