Mësimi online dështon që ditën e parë, nuk funksionoi platforma në internet
Për qindra mësues dhe nxënës të kryeqytetit, dita e parë e mësimit online nuk u realizua. Për ata që provuan të futen në platformën mësimore Akademi.al skedulimi nuk qe i mundur, ndërsa mësuesit nuk arritën të ngarkonin video-leksionet e tyre. Ministria e Arsimit i tha Tv Klan se ngarkesa e rrjetit u krijua për shkak se pati një fluks regjistrimesh te reja nga nxënësit.
Mësimi vijoi normalisht në shkolla për maturantët dhe grupet që kanë ditët e mësimit fizik në klasa. Ndërsa shumë prej shkollave 9-vjeçare aplikuan edhe këtë të martë mësimin fizik, si një moment për të sqaruar nga afër nxënësit rreth mësimit online.