Lajme

Mësimi në arsimin 9-vjeçar, nxënësit shqiptarë 150 orë më pak në vit në krahasim me BE

Përveç problematikës në financime dhe cenimit të cilësisë që krijoi pandemia Covid -19 në arsim, sistemi shqiptar ka një hendek në orët e mësimit në raport me vendet e BE-së.

Banka Botërore një nga financueset kryesore të reformave në arsim në Shqipëri evidentoi këto ditë se koha e shkurtër e mësimit në shkollat e arsimit të detyrueshëm në Shqipëri bëhet shkak ndaj rezultateve jo optimale të të nxënit në Shqipëri.

Kohëzgjatja e arsimit të detyrueshëm në Shqipëri është e ngjashme me shumicën e vendeve të BE-së, ku arsimi i detyrueshëm me kohë të plotë është mesatarisht 9 deri në 10 vjet, por studentët shqiptarë marrin më pak orë të mësim sesa homologët e tyre evropianë.

Në arsimin fillor, një nxënës në Shqipëri merr mesatarisht 150 orë mësimi më pak në vit se nxënësit e BE-së.

Mungesa e kohës së mësimit gjatë arsimit të detyrueshëm pengon nxënësit për të zhvilluar kompetenca në lëndë kritike, si matematika dhe leximi, si dhe aftësi të tjera të nevojshme që nevojiten gjatë jetës.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Banka sugjeroi se, përpjekjet për rritjen e cilësisë së arsimit duhet të shoqërojnë përpjekjet për të rritur kohën e mësimdhënies dhe kostot duhet të analizohen me kujdes.

“Rënia demografike ofron mundësi për të konsideruar zgjatjen e ditës së shkollës në planin afatgjatë. Zgjerimi i ditës së shkollës duke rritur kohën shpenzuar për mësim cilësor, punë korrigjuese dhe aktivitete jashtëshkollore do të kontribuonin në rezultate më të mira arsimore, veçanërisht për studentët vulnerabël, megjithëse plane të tilla kushtëzohen nga financime të kufizuara” evidentoi Banka Botërore.

Banka lajmëroi se mbyllja e shkollave nga pandemia COVID-19 ka krijuar humbje të paprecedentë të të mësuarit në Shqipëri dhe përkeqësoi pabarazitë ekzistuese të të mësuarit.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Shkollat në Shqipëri u mbyllën nga marsi deri në qershor 2020 dhe arsimi ka vazhduar të jetë i ndërprerë gjatë gjithë vitit shkollor 2020. Gjatë mbylljes së shkollave, qeveria prezantoi mësimdhënien dhe të nxënit në distancë. Megjithatë, për shkak të natyrës emergjente të iniciativës së mësimdhënies në distancë, pati mungesa e ndërveprimit mes mësuesve dhe nxënësve. Niveli i ndryshëm i aksesit në pajisje uli efektivitetin e mësimdhënies në krahasim me metodat tradicionale.

Një simulim i Bankës Botërore për ndikimin e COVID-19 në arsim sugjeroi se ka humbje të të mësuarit, që ka shkaktuar ndikim të konsiderueshëm negativ mbi rezultatet e të nxënit dhe nivelet bazë të aftësisë në afat të mesëm dhe afatgjatë.

Simulimi sugjeron që të mësuarit në Shqipëria mund të ketë rënë me 9 pikë në rezultate e PISA (ose afërsisht ekuivalentin e 3 muajve shkollimi) për të gjithë nxënësit./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *