KryesoreLajme

Mesazhi i gazetarit Çim Peka për ministrat e qeverisë: Nëse e bëni Ramën kryeministër, ju do bëni burgun, ai do vijojë të vjedhë

Në emisionin e një ditë më parë gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë epikë për “çunat” e krimit në të gjithë Shqipërinë por edhe për bashkëpunëtorët e Ramës që janë pjesë e ‘batalionit’ të vjedhjes së votave ne Rilindje.

Sipas drejtuesit të Cim Peka Live, “në qoftë se Rama nuk është kryeministër, prozhektorët drejtohen mbi të dhe ndoshta radha juaj edhe vjen edhe nuk vjen”. “Por në qoftë se ju e bëni prapë Ramën kryeministër, prozhektorët janë mbi ju. Ju do bëni burgun për Ramën, ai do të vazhdojë të vjedhë sërish”, tha Peka.

Lexo më shumë  Kosova dhe Britania drejt marrëveshjeje për bashkëpunim në mbrojtje dhe ekonomi

Cim Peka: Këtë doja ta thoja në fund. Por meqenëse Batonit i pëlqeu analiza ime, ligjërata ime pak më parë, po e bëj edhe një tjetër.  Për çunat e Durrësit, çunat e Shkodrës , çunat e Elbasanit, çunat e Fierit, çunat e Vlorës për çunat e Dubait. Por edhe për Taulantin, për Damianin edhe për Benetin, edhe për Gjushin. Keni një gjë parasysh. Edi Rama po negocion, para apo pas zgjedhjeve. Nuk ka SPAK që i fal dhe u mbyll dosjet, thjesht po negociohet koha. Rama ju do pas zgjedhjeve se para zgjedhjeve i duheni për të bërë atë që bëtë në 2023 dhe 2021. Vetëm se duhet të bëj një analizë fare të thjeshtë. Në qoftë se Rama nuk është kryeministër, proxhektorët drejtohen mbi të dhe ndoshta radha juaj edhe vjen edhe nuk vjen. Por në qoftë se ju e bëni prapë Ramën kryeministër, prozhektorët janë mbi ju. Ju do bëni burgun për Ramën, ai do të vazhdojë të vjedhë sërish.

Lexo më shumë  Pse ndalimi i ndihmës amerikane do të përshkallëzojë luftimet në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit