Lajme

Mesazhe nacionaliste serbe me hartën e Kosovës në Bosnjë, ekspertja e Ballkanit: Kjo s’duhet të lejohet

Një grup i njerëzve, që thuhet se janë serbë të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës.

Dhe në imazhin i cili është shpërndarë në rrjetet sociale, ata shihen duke mbajtur pankarta – ku edhe shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë.

Lexo më shumë  Shqipëria e treta në renditje për emigracionin. 37 mijë shqiptarë emigruan drejt SHBA-së në 9 vite! Në 2023 të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, e cila dënoi ashpër veprimin e tyre.

Woelk ka bërë thirrje që boshnjakët në Srebrenicë të mos ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar, duke paralajmëruar se “kjo nuk duhet të lejohet”.

Lexo më shumë  Shqipërisë në një vit i ikin mbi 40 mijë qytetar, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojmë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shkruar Woelk në rrjetin social X, e cila njëherësh shpërndau edhe këtë imazh në llogarinë e saj.

Rruga Press

YouTube player