Bota

Mes lotëve dhe kujtimeve të tmerrshme, në Bosnje i tremben rikthimit të luftës

Familjet e viktimave kanë frikë se lufta mund të kthehet në Bosnje-Hercegovinë, ndërkohë që rritja e nacionalizmit serb po kërcënon marrëveshjen e paqes që e mban vendin të bashkuar.

Më shumë se tre vjet luftë në vitet 1990 e shkatërruan Bosnjën pas rënies së Jugosllavisë, raporton abcnews.al.

Dhjetëra mijëra njerëz u vranë, qindra mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre përmes spastrimit etnik, kurse përdhunimi ishte një armë lufte e përdorur gjerësisht.

Lufta përfundoi në 1995 me një traktat paqeje që e ndau vendin në dy pjesë: një federatë boshnjake dhe kroate – dhe tjetra një entitet serb i quajtur Republika Srpska.

Lexo më shumë  Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët, preken vetëm palestinezët

Që atëherë, gjatë viteve të stanjacionit ekonomik, korrupsionit dhe trazirave politike, liderët nga të gjitha anët kanë përdorur hidhërimin dhe ndarjen e së kaluarës për të qëndruar në pushtet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *