Bota

Merz: Një forcë shumëkombëshe e udhëhequr nga Evropa në Ukrainë do të sjell paqen

Një “forcë shumëkombëshe Ukraina” e udhëhequr nga Evropa, e përbërë nga kontributet e kombeve të gatshme brenda kornizës së Koalicionit të të Gatshmëve dhe e mbështetur nga SHBA-ja, do të ndihmojë në sigurimin e paqes në Ukrainë, tha kancelari gjerman Friedrich Merz.

Sakaq, Kancelari ka pohuar se vendet evropiane dhe SHBA-të janë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s nëse arrihet një armëpushim.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

“Në fakt, është një marrëveshje e gjerë dhe thelbësore që nuk e kemi pasur ende, domethënë, evropianët dhe amerikanët së bashku janë të gatshëm t’i ofrojnë Ukrainës garanci të ngjashme sigurie”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Volodymyr Zelenskyn.

Megjithatë, Merz theksoi se palët do të duhet të diskutojnë detajet. Sipas tij, garancitë do të synojnë sigurimin e armëpushimit.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

“Nuk ka kuptim të spekulojmë në këtë pikë se çfarë do të thotë kjo për secilin vend pjesëmarrës”, vuri në dukje kancelari gjerman, duke shtuar se “propozimet do t’i paraqiten Rusisë”.

Rruga Press

YouTube player