Sport

Merr fund pritja, Juventus gjen akordin për Manuel Locatelli

Telenovela e gjatë e Manuel Locatelli është në seritë e fundit.

Përpjektjet e Juventusit për të siguruar yllin italian të mesfushës janë shpërblyer. Ai që ishte takimi i fundit mes drejtuesve të zonjës dhe atyre të Sassuolos, sollën akordin për futbollistin 23-vjeçar.

Locatelli do të vishet bardhezi për dy vite në formë huazimi me drejtë blerjeje përfundimtare për shifrën e 35 milionw eurove, plus bonuset. Klubi i Sassuolos pranoi ofertën e Juventusit pasi iu garantua blerja e sigurt në fund të kontratës dhe që nuk kushtëzohet nga rezultatet sportive të bardhezinjve.

Teksa po punohet për detajet e fundit të marrëveshjes, të cilat duken të zgjidhura parimisht, mesfushorit italian i mbeten tashmë vizitat mjekësore. Manuel Locatelli ndiqet prej kohësh nga Juventus dhe interesimi erdhi në rritje sidomos pas paraqitjes së futbollistit me përfaqësuesen italiane në Kampionatin Evropian.

Massimiliano Allegri kërkon ta ketë sa më parë në dispozicion mesfushorin, i cili është goditja e parë konkrete në merkato për Juventusin, pas afrimit edhe të sulmuesit brazilian të Santos, Kaio Jorge.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *