Bota

Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Angela Merkel, e cila në librin e kujtimeve që do të botohet të martën ngre frikë për rendin demokratik perëndimor me Donald Trumpin si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur gjithashtu shqetësime të mëdha për rolin që do të luajë miliarderi Elon Musk në administratën e Trump.

Ish-kancelarja gjermane ka thënë se 16 vjet në pushtet i kishin mësuar asaj se interesat e biznesit dhe ato politike duhet të mbahen në ekuilibër të mirë.

Musk, i cili po këshillon Trumpin për mandatin e dytë, është ngarkuar nga presidenti i zgjedhur të drejtojë një Departament të sapokrijuar të efikasitetit të qeverisë së bashku me republikanin Vivek Ramaswamy.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Sipas Merkelit, çështjet financiare të shefit të SpaceX dhe Tesla e bënë një emërim të tillë shumë problematik.

“Nëse një person si ai është pronar i 60 për qind të të gjithë satelitëve që orbitojnë në hapësirë, atëherë kjo duhet të jetë shqetësim i madh për ne së bashku me çështjet politike. Politika duhet të përcaktojë ekuilibrin shoqëror midis qytetarëve të fuqishëm dhe atyre të zakonshëm”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se në krizën financiare 2007-08 gjatë mandatit të saj të parë si kancelare gjermane, “sfera politike ishte autoriteti përfundimtar që mund t’i rregullonte gjërat”.

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

“Dhe nëse ky autoritet përfundimtar është shumë i ndikuar nga kompanitë, qoftë përmes fuqisë kapitale apo aftësive teknologjike, atëherë kjo është sfidë e paprecedentë për të gjithë ne”, ka thënë Merkel.

Ajo ka thënë se një nga standardet që veçon shoqëritë e lira ishte kontrolli i fuqisë së korporatave dhe ndikimi i ultra të pasurve.

“Në një demokraci, politika nuk është kurrë e pafuqishme kundër kompanive”, ka deklaruar ajo.

YouTube player