BotaKryesore

Merkel thyen heshtjen: Agresioni rus në Ukrainë i pajustifikueshëm! Putin duhet ndalur

Ish-kancelarja Angela Merkel, ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe ka mbështetur përpjekjet e pasuesit të saj SPD, Olaf Scholz, për të ndaluar presidentin Vladimir Putin.

Ky është reagimi i parë që vjen nga ish-kancelarja Merkel.

“Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të gjerë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Merkel, ndërsa shtoi: “Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm.

Të gjitha përpjekjet e Qeverisë Federale, së bashku me Bashkimin Evropian, SHBA-të dhe partnerët e Gjermanisë në grupin G7 të vendeve kryesore ekonomike, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara, duhet të angazhohen për t’i dhënë fund kësaj lufte agresioni të Rusisë dhe Presidentit Putin sa më shpejt, keni mbështetjen time të plotë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *