Sport

Merkato e Romës ka ndihmuar në gjetjen e 12 fëmijëve të humbur

Sulmuesi i Romës, Eldor Shomurodov, ka thënë se e ka të vështirë të shpjegojë lumturinë që ndjeu  kur një vajzë polake e shpallur e humbur, u gjet pasi fotografia e saj u vendos në videon ku klubi italian njoftonte blerjen e tij.

Në vitin 2019, Roma nisi të përdorte këto njoftime në rrjetet sociale për të publikuar edhe fotografitë e fëmijëve të zhdukur në të gjithë botën. Deri tani, falë ndërhyrjes së skuadrës italiane, janë gjetur 12 fëmijë, që prej nisjes së fushatës.

Në vitet e fundit, postimet në rrjetet sociale për blerjet e reja janë bërë në modë për klubet e futbollit, ku shpesh ka një garë për idenë me më shumë fantazi në prezantim. Por dy vite më parë, nën sugjerimin e ish-shefit të strategjisë, Paul Rogers, Roma vendosi të bënte diçka ndryshe, me shpresën se kjo do të ndihmonte në gjetjen e fëmijëve.

“Të gjithë e kemi ndjekur me shumë pasion këtë fushatë dhe jemi të lumtur që kemi kontribuar në gjetjen e 12 fëmijëve deri tani”, tha shefi i marketingut te Roma, Max Van Den Doel. Për këtë nismë klubi italian ka bashkëpunuar me agjenci të ndryshme që merren me gjetjen e personave të humbur, në shtete të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Italia, Greqia, Belgjika, Kenia dhe Polonia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *