Lajme

Mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë pasi Prigozhin ka refuzuar të nënshkruajë ndonjë kontratë me Kremlinin

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka refuzuar të nënshkruajë ndonjë kontratë me Kremlinin, sipas kreut të komitetit të mbrojtjes të Dumës së Shtetit, i cili u citua në mediat shtetërore ruse.

Agjencia e lajmeve TASS citon Andrey Kartapolov duke thënë se, si rezultat i këtij refuzimi, Prigozhinit iu tha se luftëtarët e tij nuk do të kishin më asnjë pjesë në luftën e Ukrainës, shkruan Sky News.

Lexo më shumë  BE heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026

RIA gjithashtu raporton se “edhe para ngjarjeve të 24 qershorit, ai [Prigozhin] ishte informuar se Wagner nuk do të merrte pjesë në operacionin special”.

Kartapolov citohet duke treguar se rebelimi u shkaktua nga mosmarrëveshja për kontratat.

“Disa ditë përpara tentativës për kryengritje, ministria e mbrojtjes tha se të gjitha formacionet që kryejnë detyra luftarake duhet të nënshkruajnë kontrata me ministrinë e mbrojtjes”, tha ai.

Lexo më shumë  Pas vdekjes së çetnikut Aleksiq, gazetari kroat: Vuçiq eliminoi dëshmitarin kryesor të “Sarajevo Safarit”

“Të gjithë filluan ta zbatojnë këtë vendim… të gjithë përveç zotit Prigozhin”.

Rruga Press

YouTube player