Opinion/Aktualitet

Meqë kryeministri tha se na mbyti llumi i dizinformimit për punën e administrimit të Kaskadës

Shkruan Klodian Tomorri

Pas thagmës së djeshme do kemi thagmën tjetër sot. Meqë kryeministri tha se na mbyti llumi i dizinformimit për punën e administrimit të Kaskadës.

KESH sapo shiti 8040 megavat energji. Çmimi mesatar me të cilin u shit ishte 82.2 euro për mega. Meqë kryeministri i sulmon mediat kur shkruajnë për këto punë, ne nuk po shkruajmë gjë.

Le t’i bëjë vetë kryeministri krahasimet. Sa po shitet energjia publike e shqiptarëve sot dhe sa po shitet energjia në bursë sot? Të na e thojë kryeministri sa herë më lirë se tregu po e shesim energjinë. Ne nuk po themi asgjë.

Ah po. Këtë do e themi.

Ky është një model tregu i kalbur deri në rrënjë. Sepse në kohë prurjesh tregtarët privatë tallen dhe kërkojnë energjinë e Kaskadës falur. Ndersa në kohë thatësire qytetarëve u ngulet thika deri në palcë me çmimet. Në të dy rastet, sekserët ja vënë shkelmin në fyt qytetarit dhe interesit publik.

Çfare emri t’i vëmë kësaj tani?

Keq të kemi energji, keq të mos kemi. Hall të kemi reshje, hall të kemi thatësirë. Keq të rruar e keq të qethur. Mallkim në çdo skenar. Por mallkim me administrim të shkelqyer aman.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *