Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryebashkiakët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë
Një Vitaliy Klitschko i rrremë ka telefonuar gjatë këtyre ditëve një numër të madh të kryetarëve të kryeqyteteve të shteteve evropiane.
Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeredaktori i gazetës gjerman, Bild, Paul Ronzheimer, i cili ka zbardhur disa prej rasteve.
Kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig nuk e kuptoi gjatë gjithë bisedës se nuk po fliste me homologun nga Kievi.
A Fake-Klitschko @Vitaliy_Klychko called several mayors via video around Europa. So far: Mayor of Vienna (he didnt understand Klitschko was fake during whole conversation), mayor of Madrid and Berlin (understood after 30 min). Photos below show Fake-Klitschko-Conversation👇 pic.twitter.com/TKEyjz5s6y
— Paul Ronzheimer (@ronzheimer) June 25, 2022
Ndërkohë, kryetarët e kryeqytetit spanjoll, Madrid, gjegjësisht të Gjermanisë, Berlin këtë e kuptuan pas 30 minutash bisede, bën të ditur reporteri gjerman përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se muaj më parë rrjeti social, Facebook fshiu një video të rreme ‘deepfake’ të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit përmes një modifikimi të pamjeve dhe zërit dëgjohet duke deklaruar se Ukraina ka “vendosur t’ia kthejë Rusisë rajonin e Donbasit” dhe se përpjekjet e vendit për luftë kishin dështuar.
Ndryshe, Rusia po vazhdon edhe më tutje që përmes propagandës të ndikojë edhe në luftë duke shpërndarë lajme të rreme.
Rruga Press