Bota

Mendoj se Rusia nuk do të pushtojë Ukrainën, thotë kreu i OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, lidhur me shqetësimet se Rusia do të pushtojë Ukrainën tha se “është i sigurt se kjo nuk do të ndodhë”.

Guterres, pasi njoftoi përparësitë për vitin 2022 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbajti një konferencë për media dhe bëri vlerësime lidhur me rendin e ditës.

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

Në vlerësimin e tij lidhur me tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Guterres tha: “Nuk duhet të ketë ndërhyrje ushtarake, problemi duhet të zgjidhet me diplomaci. Pushtimi i një vendi nga një vend tjetër është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Në situatën aktuale shpresoj të mos ndodhë (pushtimi). Jam i sigurt se nuk do të ndodhë dhe gjithashtu shpresoj të kem të drejtë”.

Lexo më shumë  Trump i bashkohet Putinit në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player