Memli Krasniqi nuk e bën dallimin mes Rashiqit që e njeh Kosovën dhe Simiqit që nuk e njeh atë
Nga Elvis Hoxha
Memli Krasniqi nuk e bën ende dallimin mes Simiçit dhe Rashiqit.
Po ia shpjegoj diqysh.
Simiçi nuk e njeh Republikën e Kosovës, është kryetar i një formacioni politiko-ushtarak, siç e ka thënë ai vetë, i partisë së Beogradit që ka patur për nën-kryetar terroristin Radoiçiç.
Rashiqi e njeh Republikën e Kosovës. Ka pësuar nga terrorizmi i listës serbe mbi serbët që e njohin veten qytetarë të Republikës së Kosovës.
Besoj se është krejt i qartë dallimi. Ndoshta një ditë edhe Memli e kupton.
Rruga Press

