Meksika zgjodhi Claudia Scheinbaum si presidenten e parë femër në një fitore bindëse
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike.
Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës tha se rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Mexico City fitoi midis 58 dhe 60 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës.
Kjo i jep asaj një epërsi prej më shumë se 30 pikë përqindjeje ndaj rivales së saj kryesore, biznesmenes Xóchitl Gálvez.
Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor.
Ish-shkencëtarja e energjisë, ka premtuar vazhdimësi, duke thënë se ajo do të vazhdojë të ndërtojë mbi “përparimet” e bëra nga López Obrador.
Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: “Unë nuk do t’ju zhgënjejë”.
Mbështetësit e saj po festojnë në Zócalo, sheshin kryesor të qytetit të Mexico City, duke valëvitur pankarta ku shkruan “Claudia Sheinbaum, presidente”.
Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum ishte kryetare e qytetit të Mexico City, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe që shihet si hapja e rrugës për presidencën.
Sheinbaum, gjyshërit e nënës hebrenj të së cilës emigruan në Meksikë nga Bullgaria duke ikur nga nazistët, pati një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare përpara se të merrej me politikë. Gjyshërit e saj nga babai janë me prejardhje nga Lituania.
Të dy prindërit e saj ishin shkencëtarë dhe Sheinbaum studioi fizikë përpara se të vazhdonte të merrte një doktoraturë në inxhinierinë e energjisë.
Ajo kaloi vite në një laborator kërkimor të njohur në Kaliforni, duke studiuar modelet meksikane të konsumit të energjisë dhe u bë eksperte për ndryshimet klimatike.
Kjo përvojë dhe aktivizmi i saj studentor përfundimisht i dhanë postin e sekretares së mjedisit për Mexico City, në kohën kur Andrés Manuel López Obrador ishte kryebashkiak i kryeqytetit.
Në vitin 2018 u bë kryetarja e parë femër e qytetit të Mexico City, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për presidente.
Rruga Press