Meksika ‘kërcënon’ SHBA-në, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum thotë se do të njoftojë masa të reja në përgjigje të tarifave më të larta të çelikut dhe aluminit të SHBA-së nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Sheinbaum thotë se tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, janë “të padrejta” dhe përgjigja e Meksikës nuk do të jetë “sy për sy”.
Masat do të shpallen javën e ardhshme, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Më parë,Ministri i Ekonomisë së Meksikës, Marcelo Ebrard, tha se Meksika do të kërkonte një përjashtim nga tarifa më e lartë.
Rruga Press

