Bota

Mekanizmi Antikythera/ Shkencëtarët gjejnë fjalëkalimin, zbulojnë sekretet e lashta

Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë fjalkalimin e Mekanizmit Antikythera. Me gjetjen e fjalëkalimit shkencëtarët zbuluan sekretet e mekanizmit, icili u krijua nga Arkimedi. Me zbulimin e fundit shkencëtarët duket se po afrohen më shumë me personalitetin e Arkimedit si projektuesi i kompjuterit të parë në historinë njerëzore.

Si fillim shkencëtarët zbuluan se Mekanizmi Antikythera është një instrument kompleks astronomik, i aftë të parashikojë fenomene të tilla si radhitja e trupave qiellorë, duke kombinuar pozicionet relative të 5 planetëve të njohur në antikitet (Jupiteri, Saturni, Venusi, Mërkuri, Marsi), duke marrë parasysh edhe faktin se Hëna gjurmon një orbitë rrethore rreth Tokës në formë eliptike dhe në fund pasqyron perceptimin e Universit që mbizotëronte në antikitetin e vonë grek.

Lexo më shumë  Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet masive në Bosnjë – Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia ‘në alarm’ gjithashtu

Por përveç njohurive të aplikuara në projektimin e Mekanizmit, shkencëtarët modernë janë të mahnitur me aftësinë e ndërtimit. Pajisja përmban dhjetëra ingranazhe, me dhëmbë të vegjël që janë gdhendur në bakër me saktësi dhe uniformitet të frikshëm, megjithëse gjatësia e secilit prej tyre nuk kalon 1 milimetër.

Periudha e mundshme e ndërtimit të Mekanizmit është mjaft e kufizuar, pasi Arkimedi ka jetuar nga 287 në 212. Natyrisht, ka shumë të ngjarë që Mekanizmi të jetë një kopje e mëvonshme dhe jo origjinali i arkimedit. Në historinë e vëzhgimeve astronomike, ekzemplari i parë i regjistruar i një instrumenti që mund të konsiderohet i ngjashëm me Mekanizmin Antikythera shfaqet shekuj më vonë, në vitin 600 pas Krishtit, në Bizant. 

Lexo më shumë  Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga SHBA-ja do ta vizitojë Rusinë

Dyshimet për krijuesin e mekanizmit vazhdojnë, por studiesit për një gjë janë të sigurt që dikush arriti të mbyllte një botë të tërë në një kuti të vogël druri, duke u ngjeshur në një labirint me rrota metalike, pllaka, boshte dhe shufra, të cilat mund ta bënin Universin më pak të paparashikueshëm dhe armiqësor ndaj grekëve vite më parë.

Rruga Press

YouTube player