Lajme

​Mehmeti kërkojnë mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti dhe Shefi i njësisë për trajtimin e materieve eksploduese Muhamet Rushiti, qëndruan në vizitë disa ditore në Paris të Francës.

Qëllimi i vizitës ishte realizimi i takimeve të ndërsjella dhe pjesëmarrja në panairin prestigjioz të MILIPOL, për shqyrtimin e zhvillimeve teknologjike nga fusha e sigurisë të cilat do të ndihmojnë avancimin e kapaciteteve institucionale relevante të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni në fjalë realizoi disa takime të rëndësishme me personalitete të larta nga Franca, ndër to Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti realizoi një takim të veçantë me drejtorin e policisë nacionale të Francës Jerome Leonnet dhe përfaqësues të tjerë.

Lexo më shumë  Në marshin ushtarak të Republikës Serbe në Banjallukë, morën pjesë Milan Radojçiqi si dhe anëtarë të klubit rus të motoçiklistëve Night Wolves

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti potencoi se policia e RKS-së mbetet të jetë partnere e dëshmuar dhe e besueshme e Francës dhe se bashkëpunimi midis Policisë së RKS-së me institucionet përkatëse të Francës është i shkëlqyeshëm.

Në kontekst të takimit u theksua se Kosova synon të jetë faktor stabiliteti në rajon dhe me gjerë dhe se përkundër sukseseve të arritura në luftimin e krimit, përmes ngritjes së bashkëpunimit, rezultatet e kësaj lufte do të jenë më të mëdha.

Lexo më shumë  Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Pikë diskutimi në takim ishte përkrahja e Francës në procese të ndryshme përfshirë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, EUROPOL etj, për të forcuar kështu luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe rritjen e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Nga ana tjetër u rikonfirmua vullneti i Francës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë, përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ngritjes së kapaciteteve shtetërore./Telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *