KryesoreLajme

Mehani reagon ndaj Kajtazit: Unë nuk jam Vehbi Kajtaz, që njëherë i akuzonte njerëzit e UÇK-së për krime, e tash bëhet se kishe po i dhimbsen

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Hysni Mehani i ka reaguar ashpër gazetarit Vehbi Kajtazi pasi që Kajtazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka sulmuar kryeministrin në detyrë duke e pyetur se “A ki me thane naj sen per floket e zotit Mehana? Apo per banesen e tij? duke e akuzuar Mehanin se gjoja ka përfituar banesë në mënyrë të dyshimt

Reagimi i Hysni Mehanit nuk ka vonuar. Ai ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si shpifje dhe sulm ndaj dinjitetit të tij personal dhe integritetit si kandidat. Në një reagim publik në Facebook, Mehani shkruan:

“Turpi të mbuloftë Vehbi Kajtazi! Po ti nuk ke turp, sepse ke hequr dorë qysh moti nga të qenurit njeri…”

Lexo më shumë  Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, rritet çmimi i biletës së udhëtimit për në juglindje

Ai theksoi se nuk ka përfituar kurrë nga askush dhe jeton me të ardhurat si këshilltar komunal, duke ndarë një shtëpi familjare me vëllezërit e tij, ndërkohë që përmendi edhe sakrificat personale për të ruajtur pavarësinë dhe pastërtinë në jetën politike.

Mehani u shpreh gjithashtu se nuk ka lidhje me Sami Lushtakun, duke e akuzuar këtë të fundit për përvetësim pronash dhe frikësim qytetarësh.

“Unë nuk jam mall që shitem e as që blihem. E as nuk kam dinjitet e integritet për pazare. Ata që provojnë të më godasin kaq ulët, bazohen në përvojat e tyre, në veten e tyre, në qenien e tyre të mjerë. Unë nuk e njoh një Sami Lushtak që po u bleka banesë njerëzve – e njoh një Sami Lushtak që u merr prona të tjerëve, që i zhvat e i frikëson”

Lexo më shumë  Rizvanolli takon sekretarin e Brendshëm të ShBA-së dhe atë të Energjisë

Mehani ka thënë se ai nuk është Vehbi Kajtaz që dikur i akuzonte publikisht njerëzit e UÇK-së për krime ndërsa tani bëhet kinse po i dhimbsen.

“Për këtë betohem në kokën e fëmijëve të mi, të cilat po i vuajnë pasojat pse babai i tyre nuk po thyhet, e nuk do të thyhet deri sa të ketë frymë. Ama unë jetoj i lumtur, me zemrën plot dashni, sepse kurrë në jetën time nuk ia kam bërë asnjë dëm vendit tim, përveç përpjekjes për ta mbrojtur interesin qytetar. Unë nuk jam Vehbi Kajtaz, që njëherë i akuzonte njerëzit e UÇK-së për krime, e tash bëhet se kishe po i dhimbsen. Ata që derdhin lot krokodili, nxjerrin vrerë ndaj kujtdo që ka dinjitet e nuk bëhet viktimë e tyre.” ka shkruar mehani në postimin e tij në facebook.

YouTube player