Lajme

Mehaj takohet me Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën dhe reflektimit të tij, ndër tjera, edhe në rajon.

Lexo më shumë  Sveçla: Finalizohet me sukses operacioni kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit

Mehaj ka thënë me këtë rast se Shqipëria dhe Kosova me bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror do të mposhtin sfidat në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

“Krahas vlerësimit të përbashkët të bashkëpunimit të lartë në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për vendimin e autoriteteve të Shqipërisë për shtimin e trupave të FARSH në KFOR. E ardhmja e vendeve tona është e qartë dhe e sigurt me rreshtimin tonë historik përkrahë vendeve demokratike perëndimore, qoftë si Shqipëria, vend anëtare e NATO-së, qoftë si Kosova, vend aspirues i vendosur për anëtarësim të shpejtë në të”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Reuten: Pas heqjes së masave, të procedohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *