Lajme

Mehaj: Për një vit e gjysmë janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje armatimi

Për një vit e gjysmë të Qeverisë Kurti janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në një përgjigje ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës që e akuzoi këtë ministri për mungesë të realizimit të investimeve kapitale.

Mehaj ka thënë se këtë shumë nuk e ka ndarë asnjë qeveri më herët. Ai ka pranuar se bëhet fjalë për zotim të mjeteve. Ndërkaq s’ka treguar se çfarë armatimi është blerë.

Lexo më shumë  Durrësi nën ujë/ Një numër i konsiderueshëm banesash janë përmbytur! Evakuohen disa banorë

Tutje ministri Mehaj ka thënë se gjatë mandatit të tij janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj e së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë e 367 rezervë. “Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër”.

Sipas Mehajt, deri tash janë zotuar 28.6 për qind e buxhetit për blerje. Ka thënë se përqindja do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, “kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces”.

“Ministria e Mbrojtjes, vitin që lëmë pas ka shpenzuar 96% të buxhetit, njëherit përqindja më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë. Këtë nivel do ta mbajmë edhe në vazhdim”, ka deklaruar Mehaj.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është pak mbi 100 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *