Lajme

Mehaj për ngjarjen në Tetovë: Kemi ofruar të gjitha kapacitetet tona për tejkalimin e kësaj tragjedie

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Tetovë.

Mehaj ka thënë se homologes së tij Jankovska dhe kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifit i ka ofruar të gjitha kapacitet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.

Lexo më shumë  Stërnipi i Ismail Qemalit urim të veçantë për Ditën e Pavarësisë

“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.
Familje të viktimave dhe të lënduarave, në këto momente shumë të rënda, jemi me ju!”, ka shkruar Arifi.

Lexo më shumë  SHBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen tonë

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *