Lajme

Mehaj nderohet me urdhrin “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura të Gjermanisë

Ish-Ministri i Mbrojtjes në largim, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot është nderuar me urdhërin ushtarak “Cross of honour in gold”, nga ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde.

“Sot ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde në emër të Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, z. Boris Pistorius, më nderoi me urdhërin ushtarak “Cross of honour in gold”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për reformat dhe sundimin e ligjit

Tutje, Mehaj ka shkruar se është nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot ambasadori i Gjermanisë, z. Jörn Rohde në emër të Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, z. Boris Pistorius, më nderoi me urdhërin ushtarak “Cross of honour in gold”.

Lexo më shumë  Sa herë që Aleksandar Vuçiqi është i izoluar, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)

Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Rruga Press

YouTube player