KryesoreLajme

Mehaj kërkon fushatë për pranimin e Kosovës në NATO dhe BE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, shqiptarët e mërgatës dhe miqtë ndërkombëtarë, që të bëjnë thirrje nëpër rrjete sociale për pranimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Mehaj përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që të gjithë të shkruajnë në profilet e tyre në rrjetet sociale #KosovoInNATO dhe #KosovoInEU.

“Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj, Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë: Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë. Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë. Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane. Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO #KosovoInEU”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Gjatë ditës së hënë është shpërndarë në mënyrë masive në rrjetet sociale një fotografi e animuar, ku shihet një ushtar i FSK-së, derisa fotoja mban edhe mbishkrimin Kosovo In NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *