Mehaj ia kërkon mbështetjen Holandës për të hyrë në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ia ka kërkuar Holandës mbështetjen për t’u anëtarësuar Kosova në NATO. Këtë kërkesë ia bëri zv.ambasadorit të Holandës në Kosovë, Peter van nder Bloemen, në një takim të enjten, derisa temë e diskutimit ishte situata e krijuar në Ukrainë.
Mehaj shkroi në Facebook se është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes dhe koordinimin për realizimin e aktiviteteve të planifikuar gjatë këtij viti.
“Ndër të tjera, nga Zv. Ambasadori Van der Bloemen kërkova mbështetjen e Holandës, si një ndër vendet themeluese të Aleancës Veriatlantike, në synimin tonë për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, shkroi Mehaj.
Rruga Press