Mehaj: 25 vite nga kur ushtria serbe vrāū 24 civilë shqiptar. Banorë të fshatrave Likoshan e Qirez
Sot janë bërë 25 vjet nga kur ushtria serbe vrau 24 civilë shqiptarë të pafajshëm, banorë të fshatrave Likoshan e Qirez.
Beteja e Likoshanit e Qirezit që filloi si pasojë e sulmit të okupatorit serb hasi në rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ashtu siç rëndom ndodh me agresor e ushtri kriminale, kjo betejë nuk u kanalizua në dyluftim ndërmjet dy ushtrive, por sulm edhe ndaj civilëve.
Vetëm familja Ahmeti gjatë kësaj beteje humbi 11 anëtarë. 11 familjar të dashur të tyre nuk janë më në mesin e tyre, mungesa e të cilëve sigurisht se vazhdon të ndjehet edhe sot.
Të tilla humbje kanë përjetuar sa e sa familje gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Shembulli i tyre për të vazhduar para, sakrifica e dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut na obligojnë të vazhdojmë punën me nder e përkushtim.
Ata nuk harrohen asnjëherë, e mirënjohja ndaj tyre është e përjetshme!
Rruga Press