Megaoperacion për shkatërrimin e bandës shqiptare të drogës dhe të armëve në Bruksel, 30 të arrestuar
Policia gjyqësore federale e Brukselit ka ndërmarrë një operacion bastisjesh shtëpish në zona të ndryshe të këtij shteti, ku në qendër të vëmendjes ka qenë goditja e një bande shqiptare të trafikut të drogës.
Mediat belge raportojnë se në sajë të aksionit të ndërmarrë mëngjesin e sotme janë arrestuar 30 persona. Si objektiv thuhet se ka qenë goditja e bandës shqiptare dhe tregtisë së tyre ndërkombëtare të drogës dhe të armëve.
Mëngjesit e sotëm, rreth orës 04:00, qindra oficerë policie kryen tridhjetë kontrolle shtëpish në Antëerp të Brukselit, ndërsa arrestoi disa persona.
Rruga Press