Bota

Megaoperacion në 7 shtete kundër mafias italiane “Ndragheta”

Një operacion i madh policor është kryer kundër grupit mafioz italian Ndragheta. Në aksion ka qënë te përfshira autoritetet italiane dhe gjermane.

Operacioni i gjerë policor që synon mafien kalabreze, Ndrangheta, filloi të mërkurën në mëngjes në disa shtete  evropiane, përfshirë Gjermaninë, ku janë kryer kërkime dhe arrestime.

Më shumë se 1000 oficerë kontrolluan dhjetëra shtëpi, zyra dhe dyqane në disa lande gjermane.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Janë arrestuar mbi 30 të dyshuar të cilët akuzohen për pastrim parash, evazion fiskal, mashtrim me bandat komerciale dhe kontrabandë të narkotikëve.

Operacionet e policisë u zhvilluan gjithashtu në Belgjikë, Francë, Itali, Portugali dhe Spanjë.

Në Itali, policia me mbështetjen e një helikopteri ka lëshuar urdhër-arreste për 108 persona. Ata akuzohen ndër të tjera për përfshirje në organizatë mafioze, posedim, prodhim dhe tregtim droge dhe armësh, si dhe për pastrim parash.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

‘Ndrangheta është e bazuar në rajonin jugor italian të Kalabrisë. Besohet se ka tejkaluar Cosa Nostra-n, dhe është bërë grupi mafioz më i fuqishëm në vend, dhe në të njëjtën kohë një nga grupet më të mëdha kriminale në botë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *