Lajme

Mediumi boshnjak sjell detajet: Përfaqësuesit e ‘Republika Srpska’ kundërshtuan marrëveshjen e Dejtonit, në vend të tyre nënshkroi një ministër i Serbisë

Përfaqësuesit politikë të ‘Republika Srpska’, Nikola Koljeviq, dhe veçanërisht Momçilo Krajishnik, nuk ishin “të lumtur” gjatë bisedimeve të Dejtonit 26 vjet më parë dhe refuzuan të binin dakord me zgjidhjet e propozuara.

Kështu së paku shkruan mediumi boshnjak Klix.ba, sipas të cilit Marrëveshja e Dejtonit, për të cilën betohen sot Milorad Dodik dhe partia e tij dhe të cilën e interpretojnë vetëm ashtu siç u përshtatet, nuk ka qenë opsion i pranueshëm gjatë negociatave në Dejton.

Pse?

Sepse, para së gjithash, Krajishnik u pendua për Sarajevën dhe nuk donte t’ia linte Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Atë e shqetësonte edhe fakti që kishte një lidhje tokësore mes Sarajevës dhe Gorazhdës.

Siç shkruan tutje mediumi në fjalë, raportet dhe dokumentet e krijuara 26 vjet më parë konfirmojnë se përfaqësuesit politikë serbë të Bosnjës refuzuan me forcë kompromise, kjo është arsyeja pse ata shpesh “ishin në konflikt” me Slobodan Millosheviqin gjatë negociatave.

Madje, raportet thonë se përfaqësuesit serbë të Bosnjës ishin gati të vazhdonin luftën.

Vetëm një ditë pas nënshkrimit të Dejtonit, Dushan Stojanoviç shkroi për AP se Millosheviqi “i dëboi përfaqësuesit serbë të Bosnjës” nga zyra, ndërkohë që po diskutohej drafti përfundimtar i marrëveshjes.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Millosheviq e quajti marrëveshjen historike dhe tha se ajo nënkuptonte fundin e luftës.

Megjithatë, disa momente pas nënshkrimit, Krajishnik tha se “hartat janë të këqija, shantazhuese dhe servile”.

“Ne e paralajmëruam presidentin Millosheviq se askush nuk ka të drejtë të nënshkruajë një plan të tillë”, citohet të ketë thënë Krajishnik. “Delegacioni ynë nuk e pranoi planin dhe ne ishim unanim për të”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *