Lajme

Mediumi boshnjak: Serbia në një situatë të vështirë – ka nevojë për një favor nga Kurti, por nuk di si ta kërkojë

Serbia është duke u gjendur në një situatë të vështirë para zgjedhjeve që duhet të mbahen në këtë vend në dhjetor të këtij viti.

Kjo për faktin se, siç vlerëson mediumi boshnjak “Klix.ba”, Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të zhvilloheshin paralelisht edhe në Kosovë – ku do të mund të votojnë qytetarët serbë, me dy shtetësi.

Por, thekson mediumi në fjalë, problemi për Serbinë është se kërkesa zyrtare për Kosovën mund të interpretohet se Serbia e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Mediumi boshnjak kujton se Qeveria e Aleksandar Vuçiqit vendosi që përmes OSBE-së të dërgojë kërkesë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës u përgjigj se mund ta respektojnë atë kërkesë, por kushti është që Serbia t’i drejtohet Kosovës, si çdo shteti tjetër sovran dhe të barabartë.

“Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia ta kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë dhe një marrëveshje të tillë ta arrijë me Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë… Inkurajojmë Serbinë që ta bëjë një gjë të tillë”, citon mediumi boshnjak deklaratën e Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Dhe të dielën më 17 dhjetor, do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë. Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna të Serbisë.

YouTube player