EditorialKryesore

Mediat që fshehin gënjeshtrat me gënjeshtra

Në Kosovë me ardhjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në pushtet ndryshoi shumë situata politike, por jo edhe rendi mediatik. Në postimet e mediave ndaj qeverisë Kurti dallohet tendenca për të gjetur gjilpërën në kashtë, shumësia e shpifjeve ose ndryshe FAKE NEWS-i.

Gjatë fushatës elektorale Kryeministri Kurti ka shprehur se mbështetja dhe liria e fjalës ndaj gazetarëve do të jetë prioritet. Siç duket mediat në Kosovë në të vërtetë nuk e kanë dashur lirinë dhe mbështetjen për punën dinjitoze të gazetarisë, por mbështetjen me “dhurata” të ish-pushtetit.

Me ardhjen e Albin Kurtit metodave të instaluara dhe praktikave të partive të ish-pushtetit LDK-PDK u erdhi fundi. Të gjitha këto metoda të përhapura masivisht në rajonin tonë, por edhe në disa vende të Evropës, për të joshur, blerë, shitur dhe bërë për vete sistemin mediatik nuk gjetën vend. Kryeminstri Kurti nuk ndoqi rrugën e gatshme, ku pronarët e televizioneve fitonin tendera publikë në këmbim të mbështetjes ndaj qeverisë, por vendosi një sjellje të re, korrekte, ashtu siç edhe kishte premtuar në fushatë.

Kjo gjë shihet qartë edhe në raportin e “Indeksit të Lirisë së Shtypit Botëror”, të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Në raportin e publikuar në 3 maj 2022, Kosova radhitet në vendin e 61-të, në krahasim me vendin e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021. Pra Kosova ngrihet me 17 vende duke i dhënë prioritet lirisë së medias dhe vlersimit të punës së gazetarëve.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria ka përkeqësim. Nga vendi i 83-të ku ka qenë vitin e kaluar, shkoi në vendin e 103-të. Një rënie prej 20 vendesh. “Gazetarët përballen me presione politike, të cilat u përkeqësuan gjatë vitit 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë së Covid-19,” vëren organizata në raportin e saj për Shqipërinë, duke argumentuar notën negative për të.
Arrogancën ndaj gazetarëve që kryeministri Rama e shfaq pa filtër, së fundmi e kemi parë kur ai u drejtohet pyetjeve me tallje ose me metodat e tij të “riedukimit” ku i ndalon ata të marrin pjesë në konferencat e qeverisë.

Lexo më shumë  Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin për Banjskën e kemi dorëzuar qysh në vitin e kaluar

Sjellje të tilla nuk janë parë nga kryeministri Kurti gjatë gjithë angazhimit të tij politik. Në fakt ato që vërehen janë korrektësia, transparenca dhe përgjigjet e plota pa i bërë bisht pyetjeve. Ndryshe nga kryeministri Rama, kryeministri Kurti nuk del dhe flet për çdo çështje apo ministri. Çdo qeveri ka ministrat dhe zyrtarët e saj të cilët duhet të përgjigjen për punën që bëjnë. Situata në Shqipëri është krejt tjetër, ku ne shohim ministrat që nuk kanë postim të vetat në rrjete sociale mbi një punë që mund të jetë zbatuar, por shpërndajnë postimin e kryeministrit Rama mbi punën që një ministri ka kryer.

Në një postim Zëdhënësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arlind Manxhuka, i është kundërpërgjigjur mediave të cilat kanë publikuar të shtrembëruar komunikatën e LVV-së, me qëllim nxjerrjen keq të Qeverisë Kurti në lidhje me Rezolutën e Parlamenit Evropian. Kjo rezolutë në fakt e vlerësonte faktin se sa e qartë ishte qeveria me prioritetet e saj në luftimin e korrupsionit. Ndërkohë që mediat e ish-pushtetit të cilat pretendojnë se nuk ka liri të fjalës shkojnë dhe gënjejnë me lehtësinë më të madhe.

Askush nuk i kërcënoi apo i gjobiti këto media, përkundrazi nuk i’u kushtua vëmendje.

Kur mediat nuk kanë turp deri në këtë masë, sa të shtrembërojnë dhe një komunikatë mëse të qartë, i lënë publikut gjykimin se janë të përbërë nga gazetarë që nuk kuptojnë asgjë. Kur media ka paturpësinë dhe nuk e ka rrezikun e dënimit nga shpifja atëherë perndja e hollë mes injorancës dhe ligësisë është gati e padukshme. Ato po përfitojnë si nga injoranca dhe nga ligësia.

Raste të tilla,kur mediat keqtrajtojnë fraza të institucioneve apo të personave të veçantë vetëm për t’i bërë akuza qeverisë, është mirë që të dalin nëpër media, të kapen nga gazetarët e mirëfilltë apo dhe nga publiku.

Këto media, këta gazetarë, janë gjithmonë të gatshëm të shpikin gjëra dhe mos shohin pozitivisht ose konstruktivisht vendimet e qeverisë. As pasojat sociologjike të këtyre veprimeve. Më shpesh kërkojnë të evidentojnë aty ku s’ka asgjë, që të nxjerrin një ‘scoop’, e tek ish-pushteti që ka gafa shumë të mëdha e me efekte në shoqëri, nuk nxjerrin asgjë.

Le të kujtojmë p.sh. që Time Kadrija pati thënë në parlament që “meqë nuk ia rrisim dot rrogat mjekëve t’ia rrisim ministrit të shëndetësisë” (Nga kërkimi në internet për t’ia bashkangjitur lajmit këtë gafë nga deputetja Kadrija nuk rezulton të jetë komentuar).

Këto banalitete që mund të bëjë qeveria që nuk është e Kurtit, këto media, të njëjtat media, nuk i kanë kapur asnjëherë. Kështu që duhet ta ndërtojnë veprimin e tyre nga ligësia ndaj çdo pozitiviteti social dhe nga mbështetja e çdo negativiteti mendor.

Mediat për të fshehur një gënjeshtër, prodhojnë një tjetër.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *