Bota

Mediat italiane zbërthejnë skemën:Si Berlusconi i dha 70.000 € 34-vjeçares shqiptare

 Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave në lidhje me Ish-Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi. Ka qenë gazeta italiane “Domani”, që ka zbardhur raportin e Bankës së Italisë, ku ndër të tjera shkruhet se gjatë vitit 2020, Berlusconi i ka kaluar një shumë prej 70 mijë eurosh, një qytetareje shqiptare banuese në Itali. Bëhet fjalë për Julinda Llupon, 34 vjeç, e lindur në Tiranë dhe banuese në Itali.

Historia zbardhet pas një raporti nga UIF, zyra kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë, e cila është fokusuar në një operacion prej gati 70 mijë eurosh të kaluara nga llogaritë e Berlusconit tek ajo e të resë shqiptare. Një dhuratë kjo e mbërritur në nëntë këste, në periudhën kohore, shkurt-tetor 2020, ku ka marrë 70 mijë euro nga ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi. Ky transaksion është kryer përmes etiketimit “dhuratë ose hua” nga llogaria personale bankare e ish kryeministrit italian në atë të gruas shqiptare.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Llupo, e cila ka disa aktivitete në Itali, i ka përdorur paratë edhe për të paguar qiranë e një apartamenti në pronësi të Cosimo D’Arrigo, një gjyqtar të Gjykatës së Lartë, i cili në vitin 2012 bëri pjesë në bordin që liroi Berlusconin në gjyqin Mediatrade, në lidhje me fondet e zeza të pretenduara të Mediaset.

Nga hetimi i gazetës raportohen edhe reagimet e të interesuarve dhe avokatëve të Berlusconit. Vajza dhe bashkëshorti i saj nuk kanë dashur të shpjegojnë ngjarjen, ndërsa avokatët e Berlusconit sqarojnë se Llupo nuk është e përfshirë në gjyqin “olgettine”. Nga ana tjetër, magjistrati pretendon se nuk di asgjë për marrëdhëniet mes Llupos dhe Berlusconit dhe se e ka ndërgjegjen e pastër.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Marrë nga editorialedomani.it

Rruga Press

YouTube player