BallinaLajme

Mediat greke: Rama mbron të drejtën e Athinës, një hap më pranë zgjerimit me 12 milje në Jon

Media greke ‘’ProtoThema’’ i ka kushtuar një artikull zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon, debatit të ndezur politik në Shqipëri dhe rolit të Turqisë.

Sipas artikullit, Rama mbron hapur të drejtën e Greqisë pë zgjerim në det dhe ky merret si një mesazh për Ankaranë nga Tirana.

Lexo më shumë  Osmani takon deputetin Klein, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani

Po ashtu sipas ProtoThema, tashmë Greqia është një hap më pranë finalizimit të zgjerimit me 12 milje në detin Jon teksa në Shqipëri Rama mbron të drejtën e Greqisë kurse opozita e akuzon për bisedime të fshehta.

”Mesazh për Ankaranë nga Tirana – “Greqia nuk kishte reaguar kur Shqipëria kishte zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 nm. në vitin 1990 ”, theksoi Kryeministri shqiptar.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

E drejta e Greqisë për të zgjatur sovranitetin e saj në 12 milje detare në Ishujt Jon dhe Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez mbrohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama .”- shkruhet nga ProtoThema.

YouTube player