Lajme

Mediat e huaja i japin jehonë vizitës së Konjufcës në Hagë, çfarë shkruhet në titujt e tyre

Mediat botërore i kanë dhënë jehonë deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se procesi gjyqësor i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po merr shumë kohë.

Media të njohura si “Associated Press”, “Washington Post” dhe “Abc News” kanë raportuar për vizitën e Konjufcës në Hagë.

Këto media kanë cituar deklaratën e Konjufcës i cili ka thënë se procesi po merr shumë kohë dhe se Gjykata Speciale po i shkel të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së.

Lexo më shumë  Kurti kalon Krishtlindjet në Komunën e Gjakovës: Kujdesi, dashuria për njëri-tjetrin qofshin vlerat që na shoqërojnë

“Ata kanë të drejtë që të gjykohen brenda kornizës kohore më të arsyeshme të mundshme. Këtë nuk po e shohim në Gjykatën Speciale”, ka thënë Konjufca.

Këto media, po ashtu kanë theksuar se Konjufca është lideri i parë i lartë nga Kosova që viziton Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës kishte zhvilluar vizitë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por atë nuk kishin pranuar ta takojnë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lexo më shumë  Ardi Veliu me mision të ri në Vlorë, do mbledhë vota për PS-në

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 dhe procesi gjyqësor ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Gjykata Speciale pretendon se ata kanë kryer krime lufte, ndërsa në deklarimet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Rruga Pres

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *