Bota

Mediat britanike: Vajza e Duginit u vra nga shërbimi sekret rus, duan “kokën” e Putinit

Mediat britanike raportiojnë se pas sulmit me bombë që vrau vajzën e ideologut të Putinit, Aleksandër Dugin fshihen pikërisht agjentët e shërbimit sekret rus, FSB. Ka dyshime të forta se rrethi i ngushtë i Putinit është duke kundërshtuar politikat e tij në Ukrainë duke bërë që fillimisht t’i “marrin krahët” përmes ekzekutimit të vajzës së personit të rendësishëm për të, siç është Aleksandër Dugin, i njohur ndryshe dhe si “Rasputini i Putinit”, një paralelizëm me periudhën carit të fundit Nikola.

Frustrimi dhe zemërimi po shtohen për luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa një nga ish-komandantët e Putinit që madje e quajti presidentin një “klloun”, i cili është vënë poshtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lexo më shumë  NASA bën histori, anija kozmike i mbijeton afrimit më të madh ndonjëherë me Diellin

Rusia ka pohuar me tërbim se Dugini kishte marrë kërcënime me vdekje nga ‘nacionalistët ukrainas’ përpara se Darya të copëtohej në një sulm që besohet se kishte objektiv babain e saj ultranacionalist.

Por disa ekspertë kanë sugjeruar se ishte agjencia e spiunazhit FSB që qëndronte pas sulmit.

Historiani Yuri Felshtinsky, autor i librit “Bloëing up Ukraine”, tha: “Shpërthimi i makinës së fashistit të famshëm rus dhe ideologut të regjimit të Putinit, Aleksandër Dugin, u organizua, me sa duket, nga shërbimet ruse të sigurisë”.

Ai shtoi: “Në raportet e fundit ruse, bomba ishte ngjitur në makinën e Duginit brenda kompleksit të tij të ruajtur. Ukraina fokusohet në objektiva ushtarake, ndryshe nga Rusia, dhe nuk ka asnjë përfitim të dukshëm në sulmin e një prej kukullave mediatike të Putinit apo të shpërndajë nëpër federatën ruse agjentët e saj për veprimtari që nuk kanë lidhje me çlirimin e ukrainës”.

Lexo më shumë  Ish-Këshilltari i Sigurisë në SHBA paralajmëron krizë globale: Trump Admiron Putinin dhe Kim Jong Un

Ish-deputeti rus Ilya Ponomarev pohoi gjithashtu se shpërthimi ishte vepër e një grupi të panjohur rus, Partisë Republikane Kombëtare. Ekzistenca e grupit nuk mund të verifikohet nga burime alternative.

Ai tha në TV rus: “Një ngjarje e rëndësishme ndodhi pranë Moskës mbrëmë. Ky sulm hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit. Kjo nuk do të jetë e fundit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *