Lajme

Mediat britanike: 12 mijë shqiptarë të ardhur, vetëm 700 të kthyer

Nga Natasha Clark, THE SUN

Vetëm 710 shqiptarë u kthyen mbrapsht këtë vit, ndërkohë që mbërritën 12 mijë me gomone.

Home Office ktheu 118 muajin e kaluar, ndonëse një në katër gomone që vijnë është me shqiptarë.

Rreth 350 kriminelë të huaj – të dënuar për përdhunime, krime droge, mbajtje armësh apo hyrje të paligjshme – u përzunë nga Britania muajin e kaluar, sipas Home Office. 118 u kthyen në Shqipëri, 9 në Brazil, 38 në Rumani, 26 në Poloni, 20 në Lituani.

Ndërkaq, vetëm 22 kriminelë të huaj që erdhën me gomone u përzunë direkt nga qendra e azilit Manston në Kent muajin e kaluar.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Ekziston frika se shumë mund t’i kenë shpëtuar rrjetës teksa vendosen në hotele e presin me muaj që të dëgjohen pretendimet e tyre. Ministrat janë në bisedime me Shqipërinë për t’i rikthyer më shpejt nëse kërkesat për azil nuk miratohen.

Dhe ata po përpiqen ta përshpejtojnë përpunimin përmes streaming dhe dixhitalizimit të sistemit. Deri tani këtë vit, Britania ka kthyer mbi 10,400 individë përmes largimit të detyruar dhe vullnetar, përfshirë edhe 2,500 kriminelë të huaj.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman mbrëmë tha: “Numri i njerëzve që hyjnë ilegalisht në Britani me gomone është më i madhi në histori dhe e ka vënë në vështirësi të mëdha sistemin e azilit. Me rikthimin e qindra njerëzve që vijnë ilegalisht dhe të kriminelëve të huaj të rrezikshëm ne japim një mesazh të qartë për ata që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk janë të mirëpritur këtu. Po studioj çdo rrugë të mundshme në dispozicionin tim për të përshpejtuar largimin e tyre”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *